CATEGORIES
RSLA pranon projekte shembullore të Vullnetarizmit Edukativ në dy kategori – kategoria e shkollave dhe kategoria e grupeve jo-formale. Përpara se të aplikoni, ju lutemi rishikoni Termat dhe Kushtet për kategorinë në të cilën keni ndërmend të aplikoni.
KRITERET E PRANUESHMËRISË/KUALIFIKIMIT PËR ÇMIMI RAJONAL TË VULLNETARIZMIT EDUKATIV
1. Të gjitha institucionet edukative (parashkollore, fillore, të mesme, gjimnaze dhe universitete) të cilat a kanë integruar metodologjinë e Vullnetarizmit Edukativ në përmbajtjte kurrikulare dhe kanë zbatuar një projekt të Vullnetarizmit Edukativ, mund të aplikojnë për RSLA 2025.
2. Projektet e Vullnetarizmit Edukativ, duhet të jenë të zbatuara nga mësues me mbështetje të menaxhmentit të shkollës.
3. Shkollat duhet të jenë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania, Sllovakia, Kroacia dhe Republika Çeke.
4. Praktikat e Vullnetarizmit Edukativ janë zbatuar gjatë periudhës shtator 2023 – qershor 2025.
5. Përfaqësuesi i projektit që aplikon për RSLA 2025 duhet të ketë miratimin e drejtorit të shkollës, ku pranon të jetë pjesë e RSLA 2025.
6. Një aplikant mund të aplikojë vetëm me një projekt.
KRITERET E PRANUESHMËRISË/KUALIFIKIMIT PËR ÇMIMI RAJONAL TË VULLNETARIZMIT EDUKATIV
1. Të gjitha grupet joformale që punojnë me të rinjtë dhe kanë integruar Metodologjinë e Vullnetarizmit Edukativ në një kurrikulë joformale ose në aktivitete jashtëshkollore dhe kanë zbatuar një projekt të Vullnetarizmit Edukativ, mund të aplikojnë për RSLA 2025.
2. Gjatë zbatimit të projekteve të Vullnetarizmit Edukativ, grupet joformale kanë përfshirë të rinjtë në të gjitha fazat e projekteve të Vullnetarizmit Edukativ.
3. Grupet joformale duhet të jenë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania, Sllovakia, Kroacia dhe Republika Çeke..
4. Praktikat e Vullnetarizmit Edukativ janë zbatuar gjatë periudhës shtator 2023 – qershor 2025.
5. Një aplikant mund të aplikojë vetëm me një projekt.
6. Mosha e të rinjve që kanë zbatuar projektin e të Vullnetarizmit Edukativ duhet të jetë nga 10-14 vjeç, 14-18 vjeç ose grupmosha të përziera, 10-18 vjeç.
7. Ju duhet te shkruani emrin e nje aplikuesi të rritur/lider dhe një anëtari të ri në grupin tuaj që ka qenë pjesë e implementimit të projektit.
ÇFARË KA TË RE PËR KËTË VIT?
Këtë vit, ne prezantuam një ndryshim të ri: universitetet tani janë të përfshira në kategorinë e Shkollave.
Një përditësim tjetër është zgjatja e periudhës së pranueshme — tani mund të aplikojnë projekte që janë zhvilluar gjatë këtij viti shkollor dhe atij të kaluar. Synimi ynë është të mbështesim iniciativa që zgjasin më shumë se një vit shkollor, pasi besojmë se qëndrueshmëria është një tregues i rëndësishëm i cilësisë së një projekti.