ÇMIMET
Edicioni i 5-të i RSLA do të ndaj çmime për tre vendet e para dhe gjysmëfinalistët për kategorinë e shkollave dhe tre vendet e para dhe gjysmëfinalistët për kategorinë e grupeve joformale. Të gjitha çmimet do të jenë monetare.
Pritet që fondet e marra të përdoren për zhvillimin e mëtejshëm të projekteve të Vullnetarizmit Edukativ në shkolla, OJQ, apo klube të të rinjve.
Çmimet në kategorinë e shkollës
- Çmimi i parë – 500 EURO
- Çmimi i dytë – 300 EURO
- Çmimi i tretë – 200 EURO
Për temat specifike në kategorinë e Shkollës çmimet janë:
- 1 çmim special për projektet e Vullnetarizmit Edukativ që trajtojnë luftën kundër lajmeve të rreme – 500 EURO.
- 1 çmim special për projektet e Vullnetarizmit Edukativ që trajtojnë projektet e shkrim-leximit dixhital – 500 EURO.
- 1 çmim special për projektet e Vullnetarizmit Edukativ që trajtojnë projektet e mirëqeverisjes – 500 EURO.
Çmimet në kategorinë e Grupeve Joformale
- Çmimi i parë – 500 EURO
- Çmimi i dytë – 300 EURO
- Çmimi i tretë – 200 EURO
Për temat specifike në kategorinë e grupeve joformale çmimet janë:
- 1 çmim special për projektet e Vullnetarizmit Edukativ që trajtojnë luftën kundër lajmeve të rreme – 500 EURO.
- 1 çmim special për projektet e Vullnetarizmit Edukativ që trajtojnë projektet e shkrim-leximit dixhital – 500 EURO.
- 1 çmim special për projektet e Vullnetarizmit Edukativ që trajtojnë projektet e mirëqeverisjes – 500 EURO.
Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs)
Për edicionin e 5-të të RSLA, ne kërkojmë praktika të Vullnetarizmit Edukativ që do të tregojnë kontributin në përmbushjen e një ose më shumë objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm. Kjo është edhe më e rëndësishme duke pasur parasysh që ne punojmë me nxënës dhe të rinj, duke kontribuar kështu në qëndrimet e tyre pozitive ndaj ndryshimeve shoqërore në të tre nivelet e mirëqenies: planeti, komuniteti dhe mirëqenia individuale.
Përpara se të dorëzoni aplikacionin tuaj, ju lutemi sigurohuni që po e bëni ndërlidhjen me 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të miratuar nga të gjitha shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara (të disponueshme këtu. Në edicionin e 5-të të RSLA, ne fokusohemi në mënyrë specifike në 3 prej këtyre objektivave dhe i kushtojmë vëmendje të veçantë projekteve që trajtojnë Shkrim-Leximin Dixhital, Luftën kundër lajmeve të rreme dhe Mirëqeverisjen si mjete për zhvillim të qëndrueshëm.
Për informacion më të detajuar rreth këtyre tre temave, shikoni këtë dokument.