Krahas organizimit të Çmimit Rajonal të Vullnetarizmit Edukativ, Rrjeti i Vullnetarizmit Edukativ të EQJL ka organizuar Javë dhe Konferenca të Vullnetarizmit Edukativ me këto synime:

– Të promovojë dhe advokojë për Vullnetarizmin Edukativ në rajon si metodologji që u siguron nxënësve mësim të balancuar brenda shkollës dhe komunitetit.
– Të promovojë dhe advokojë për Vullnetarizmin Edukativ në rajon si një metodë që trajton zhvillimin e komunitetit balancimin midis objektivave të mësimit në shkolla dhe objektivave sociale të komunitetit.
– Të ndajnë praktikat e suksesshme nga rajoni i Evropës Qendrore dhe Juglindore.
– Të krijohet masa kritike për pranimin e mëtejshëm të Vullnetarizmit Edukativ si një metodë gjithëpërfshirëse e të nxënit përmes përvojës në rajon.
– Për të festuar të rinjtë dhe punëtorët rinorë që janë qytetarë aktivë dhe demonstrojnë zhvillimin e shkëlqyer të kompetencës së projekteve VE.
– Të zhvillojë kapacitetet e punëtorëve rinorë, përmes seminareve plenare dhe grupeve të vogla mbi tema përkatëse me vlerë të shtuar.

Gjatë këtyre viteve u organizuan 5 Javë të Vullnetarizmit Edukativ:

Java e Vullnetarizmit Edukativ 2017 në Bosnje dhe Hercegovinë

Java e Vullnetarizmit Edukativ 2019 në Rumani

Java e Vullnetarizmit Edukativ 2020 në Sllovaki

Java e Vullnetarizmit Edukativ 2021 në Kosovë

Java e Vullnetarizmit Edukativ 2022 në Bosnje dhe Hercegovinë

Javët e Vullnetarizmit Edukativ kanë qenë një mundësi për mësuesit, punëtorët rinorë, përfaqësuesit e OJQ-ve dhe institucioneve publike dhe studiuesit, për të mbledhur, ndarë njohuritë dhe praktikën e suksesshme të Vullnetarizmit Edukativ nga shkollat, organizatat rinore në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore. Gjithashtu gjatë këtyre aktiviteteve u promovuan dhe u shpërblyen fituesit e Çmimit Rajonal të Vullnetarizmit Edukativ. CLAYSS ishte partneri ynë nga Amerika Latine dhe ata ofruan ekspertizë dhe burime që këto ngjarje të ndodhin.

Ngjarjet qendrore të Javëve të Vullnetarizmit Edukativ ishin konferenca ndërkombëtare të shoqëruara nga takime të tjera si webinare të nxënësve, trajnime për trajnerë ose mësues, tryeza të diskutimit, panaire të Vullnetarizmit Edukativ dhe takime të përfaqësuesve nga Rrjetit të Vullnetarizmit Edukativ të EQL.

Këto kanë qenë 5 konferencat ndërkombëtare në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Sllovaki dhe Rumani.

Gjatë kësaj periudhe, Rrjeti i Vullnetarizmit Edukativ të EQJL zhvilloi burime të pasura për përhapjen dhe promovimin e mëtejshëm të pedagogjisë së Vullnetarizmit Edukativ në rajon. Ne kemi zhvilluar doracakë, hulumtime, raste praktike të Vullnetarizmit Edukativ manuale dhe dokumentacione tjera që mbështesin zhvillimin dhe shpërndarjen e mëtejshme.

Anëtarët e Rrjetit të Vullnetarizmit Edukatvi të EQL-së kanë realizuar disa projekte rajonale që mbështesin misionin e Rrjetit. Këto projekte siguruan shpërndarjen më të fortë të pedagogjisë së Vullnetarizmit Edukativ në rajon, partneritete të forta strategjike midis partnerëve të Rrjetit dhe institucionalizimin e Vullnetarizmit Edukativ brenda ekosistemit arsimor të secilit vend të përfshirë. Në vitet e mëparshme projektet në vijim janë zbatuar ose janë ende në proces zbatimi:

  •  Project: “Development of Service-Learning in Central and Eastern Europe” Partneri udhëheqës: MIOS, Bosnia and Herzegovina; Kohëzgjatja: 2017 – 2022, Donatori: CLAYSS and Portikus.
  • Project: “Boosting HEARts and MInds of youth with Service Learning” HEARMI: Partneri udhëheqës: TOKA, Kosovo; Kohëzjatja: 2020 – 2023, Donatori: Erasmus+.
  • Project: “Giving and receiving – young active citizens for peace and prosperity”: Partneri udhëheqës: MIOS, Bosnia and Herzegovina; Kohëzgjatja: 2023 – 2024, Donatori: Smart Balkans – regional initiative.
  • Project: “Service-learning in fostering youth civic engagement, diversity, and social inclusion in the CEE region” – SLIPSTREAM: Partneri udhëheqës: Platforma dobrovoľníckych centier a organizácií, Slovakia; Kohëzgjatja: 2023 – 2026, Donatori: Erasmus+.
  • Project: “Service learning jako nástroj rozvoje kompetencí a občanské angažovanosti mládeže”. Partneri: Platforma dobrovoľníckych centier a organizácií, Slovakia; Kohëzgjatja: 2023 – 2024, Donatori: Erasmus+.
  • Project: “Service learning jako nástroj rozvoje kompetencí a občanské angažovanosti mládeže”. Partner: Platforma dobrovoľníckych centier a organizácií, Slovakia; Duration: 2023 – 2024, Donor: Erasmus+.