Çmimi i Vullnetarizmit Edukativ organizohet në nivel kombëtar dhe rajonal. Në nivel rajonal, RSLA udhëhiqet dhe organizohet nga Komiteti i Udhëheqës i RSLA. Gjatë edicionit të RSLA, Komiteti i Udhëheqës është përgjegjës për planifikimin, lansimin, ofrimin, promovimin dhe vlerësimin e praktikave në nivel rajonal. Ndërsa në nivel kombëtar, anëtarët e Rrjetit të Vullnetarizmit Eduativ të EQJL-së janë përgjegjës për udhëheqjen dhe implementimin e të gjitha fazave të RSLA. Të gjithë organizatorëve kombëtarë u kërkohet të marrin të gjitha hapat e nevojshëm për të inkurajuar aplikimin e sa më shumë praktikave të mira të Vullnetarizmit Edukativ në vendet e tyre përkatëse. Më pas, ata do të bëjnë vlerësimin e projekteve me ekspertë në fushën e Vullnetarizmit Edukativ.

Projektet më të mira pastaj përcillen për vlerësim ndërkombëtar. Vlerësimi ndërkombëtar kryhet nga një juri e përbërë nga ekspertë të Vullnetarizmit Edukativ nga të gjitha vendet pjesëmarrëse. Fituesit e çmimeve shpallen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Në vitin 2024, kjo ceremoni do të zhvillohet në Sllovaki më 18 tetor 2024. Projektet fituese publikohen dhe promovohen si shembuj të mirë të projekteve në komunitet.