Çmimi Rajonal i Vullnetarizmit Edukativ organizohet nga Rrjeti i Vullnetarizmit Edukativ në Evropën Qendrore dhe Juglindore, dhe njeh arritjet e jashtëzakonshme në pedagogjinë e Vullnetarizmit Edukativ brenda rajonit të Evropës Qendrore dhe Juglindore (EQJL). Çmimi ka filluar me iniciativën e Rrjetit të Vullnetarizmit Edukativ në Evropën Qednrore dhe Lindore në vitin 2020 dhe doli nga një përpjekje kolektive për të nxjerrë në pah dhe për të festuar kontributet me ndikim të individëve, organizatave dhe projekteve në fushën e Vullnetarizmit Edukativ.
Qëllimi kryesor i Çmimit Rajonal të Vullnetarizmit Edukativ është të njohë dhe shpërblejë iniciativat shembullore të Vullnetarizmit Edukativ që demonstrojnë risi, efektivitet dhe ndikim domethënës tek individët dhe komunitetet brenda kontekstit të Evropës Qendrore dhe Juglindore. Qëllimet e RSLA janë:
- Mbledhja dhe sistematizimi i praktikave të Vullnetarizmit Edukativ që u mundësojnë të rinjve/nxënësve/pjesëmarrësve nga mosha parashkollore deri në shkollën e mesme të zgjerojnë horizontet e tyre të të mësuarit dhe të angazhohen për të transformuar komunitetet e tyre së bashku me aktorë të tjerë socialë.
- Njohja e shkollave që integrojnë më mirë mësimin kurrikular të nxënësve me aktivitete vullnetare që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës në komunitet e tyre.
- Njohja e grupeve joformale të të rinjve që integrojnë mirë objektivat e të mësuarit të planifikuara nga kurrikula joformale ose nga ndonjë plan mësimor me aktivitete vullnetare që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës së komuniteteve.
- Krijimi i dukshmërisë për grupet joformale që punojnë me të rinj, të cilët angazhohen për të zbatuar praktika të Vullnetarizmit Edukativ që synojnë përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe gjithëpërfshirjen e cila mund të çojë në transformim social, dhe për të rinjtë trajektorja arsimore e të cilëve është e orientuar drejt qytetarisë aktive.
- Promovimi dhe përhapja e një kulture të bazuar në pjesëmarrjen, shërbimin dhe angazhimin qytetar.
- Ofrimi i komenteve mbi projektet që kanë aplikuar dhe janë vlerësuara, duke përfshirë mbështetjen teknike, sugjerimet bibliografike dhe materialet e trajnimit.
Fituesit e RSLA njihen dhe shpërblehen publikisht për arritjet e tyre përmes kanaleve të ndryshme, duke përfshirë ceremonitë e çmimeve, njoftimet për shtyp, platformat e mediave sociale dhe përmes publikimeve në uebsajtin e Rrjetit të Vullnetarizmit Edukativ të EQJL. Për më tepër, projektet fituese mund të paraqiten në raste studimore, konferenca, punëtori dhe ngjarje të tjera për të shpërndarë historitë e tyre të suksesit dhe për të frymëzuar të tjerët për risi dhe bashkëpunim të mëtejshëm në fushën e Vullnetarizmit Edukativ.
Gjatë këtyre viteve janë organizuar katër edicione të Çmimit Rajonal të Vullnetarizmit Edukativ. Tre vitet e para të RSLA u organizuan nga CLAYSS dhe MIOS, në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Rumani, Serbi dhe Sllovaki me këto arritje:
– Në vitin 2020 ka pasur 46 aplikime me 3 çmime fituese dhe 6 certifikata speciale
– Në vitin 2021 ka pasur 73 aplikime me 3 çmime fituese dhe 6 certifikata speciale
– Në vitin 2022 ka pasur 71 aplikime me 4 çmime fituese
– Në vitin 2023 RSLA u organizua nga TOKA, MIOS dhe NHF dhe pati 97 aplikime me 6 çmime fituese.
Zgjerimi i konsiderueshëm i RSLA në vende të tjera është arritur gjatë vitit 2024, ku falë përpjekjeve të përbashkëta të anëtarëve të Rrjetit të Vullnetarizmit Edukativ të EQJL, organizatorë nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, iu bashkuan edhe një herë procesit të ndarjes së çmimeve. Për më tepër, partnerët nga Republika Çeke dhe Kroacia po përgatiten të zbatojnë çmimin nga viti 2025 e tutje.