KRITERET

Nëse dëshironi ti bashkoheni Rrjetit të Vullnetarizmit Edukativ të EQJL, dera është e hapur për ju!

Këtu janë kriteret për t’u anëtarësuar:

1. Ju duhet të jeni një OJQ që punon në fushën e vullnetarizmit, edukimit formal dhe joformal, aktivizmit qytetar dhe në zhvillimin e komunitetit.

2. Brenda një cikli dyvjeçar, ju duhet të jeni në gjendje të përmbushni zotimet e mëposhtme:
2.1. Merrni pjesë të paktën në 70% të takimeve online të Rrjetit. Frekuenca e takimeve përcaktohet nga anëtarët dhe duhet të jetë jo më pak se çdo tre muaj.
2.2. Merrni pjesë në një takim fizik të Rrjetit, nëse është e nevojshme duke e vetëfinancuar atë.
2.3. Promovoni dhe përfaqësoni Rrjetin, në marrëveshje me Rrjetin.
2.4. Zbatoni të paktën një aktivitet në përputhje me misionin e Rrjetit dhe prioritetet vjetore, në nivel lokal dhe/ose rajonal.
2.5. Shtoni vlerën e Rrjetit në nivel rajonal, në koordinim me Komitetin Udhëheqës; prioritet është mbështetja e zbatimit vjetor të RSLA.

3. Nëse anëtarët përmbushin angazhimet sipas kriterit 2, anëtarësimi i tyre do të rinovohet automatikisht.

4. Nëse anëtarët nuk përmbushin zotimet sipas kriterit 2, anëtarësimi i tyre përfundon automatikisht. Nëse dëshirojnë të vazhdojnë anëtarësimin e tyre, duhet ta paraqesin një kërkesë me shkrim tek Komitetit Udhëheqës, i cili e dërgon anëtarësisë për votim.

Si të vazhdojm më tutje?

Anëtarët e rinj mund të nominohen nga anëtarët ekzistues, ose organizatat mund të vetë-nominohen për t’u bashkuar. Në të dyja rastet, të nominuarit duhet të shpjegojnë me shkrim se si një organizatë e propozuar përmbush kriteret e Rrjetit të përshkruara më sipër.

Kë të kontaktojë?

Letra duhet t’i drejtohet Komitetit Udhëheqës në email adresën: cseeslnetwork@gmail.com.